Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajve një prizrenasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e vet.
S.SH. nga fshati Piranë i Prizrenit më 8 shtator, nën ndikim të alkoolit, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, duke e goditur me grushte, e si pasojë ajo mori lëndime trupore.
“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale S.SH nga fshati Piranë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.3 pika 3.1,lidhur me para.1. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 08.09.2020, nga ora 19:00 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 07.10.2020”, është thënë nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që rrahu bashkëshorten e djalit
-
Paraburgim ndaj ferizajasit që rrahu bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim burrit që dyshohet se rrahu bashkëshorten për shkak të televizorit
-
Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se rrahu gruan e tij
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që në gjendje të dehur rrahu gruan në Prizren