Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit E.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikimi i parave.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi se i pandehuri më 23 Janar 2021, në Shtime ka vënë në qarkullim para të falsifikuara si të vërteta duke e ditur se janë të falsifikuara.
:Në atë mënyrë që ka pranuar 2.500 dollarë nga një person tani i panjohur, me të cilin janë marrë vesh që t’i këmbej në euro për një shpërblim prej 100 euro, pastaj me këtë person kanë ardhur me veturë deri në Shtime, me ç'rast i pandehuri ka hyrë në lokalin ‘Aral Këmbimore’, e cila gjendet në objektin e pikës së karburantit me të njëjtin emër, ku ka dorëzuar 50 bankënota në vlerë me nga 50 USD Dollarë Amerikan të falsifikuara , për ti këmbyer në euro, me ç'rast i dëmtuari J.R. i ka dhënë 2037.50 euro, e pastaj është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim
-
Një muaj paraburgim njërit prej të dyshuarve për transportimin e mbi 10 mijë eurove false
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinezë për falsifikim të parave në Ferizaj
-
Paraburgim për të dyshuarin për falsifikim të parave në Prizren
-
Kërkohet paraburgim për personat që falsifikuan para
-
Arrestohet një person në Ferizaj i kërkuar për falsifikim të parave