Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit G.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: mashtrim.
Ndaj të pandehurit rrjedh dyshimi i bazuar se: me 22 shkurt të këtij viti, në Prizren, me anë të paraqitjes së fakteve të rreme apo duke i fshehur faktet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, i pandehuri G.K., e mashtron të dëmtuarin T.M., duk e shtyrë atë që të veproj në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që i pandehuri G.K., pasi bie në kontakt me të dëmtuarin, nga i njëjti merr shumën e të hollave prej dymijë 2,650 euro, kinse për të ndihmuar në nxjerrjen nga burgu një familjar të të dëmtuarit, ndërsa i pandehuri i ishte prezantuar të dëmtuarit se kishte ndikim te Prokurorët dhe duke theksuar emrin e një Gjyqtari,
Gjyqtarja e procedurës – Sadije Selmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ashtu që kjo masë të pandehurit do t’i llogaritet prej kohës së arrestimi me datën 22.02.2021 deri me datën 22.03.2021.
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për fajde që përfitoi 12 mijë euro nga borxhi 100 euro
-
Tentoi të ndikonte te gjyqtari e prokurori për lirimin e një personi, 1 muaj paraburgim
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhënie të fajdeve në Prizren
-
Paraburgim të pandehurit për përfshirje në dhënie të ryshfetit
-
Një muaj paraburgim burrit që mashtroi me vizë dhe i mori jashtëligjshëm 17.000 euro