Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim kanosësve në Lubizhdë të Prizrenit

Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurve nga Prizreni të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale, kanosje.

Prizren, 12 prill - Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve nga fshati Lubizhdë – Komuna e Prizrenit me iniciale E.R.dhe B.R

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal. Ata më datën 07.04.2017, rrethe orës 10.30 minuta, në fshatin Lubizhdë seriozisht e kanos me armë të dëmtuarën me iniciale D.K., në atë mënyrë që pasi i pandehuri E.R. kishte pasur një konflikt me djalin e saj A.K. i pandehuri E.R. shkon në shtëpi i tregon babait të tij, të pandehurit me iniciale B.R., të cilët marrin pushkën automatike, shkojnë në shtëpinë e të dëmtuarës. Meqë A.K., djali i dëmtuarës nuk ishte në shtëpi, i pandehuri E.R. me fjalë e kanos të dëmtuarën dhe ngreh çarkun e armës, mirëpo ndërhyn i pandehuri B.R. dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime të pandehurit me iniciale E.R. dhe B.R. dyshohen se kanë kryer veprat penale kanosje nga neni 185 parag. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 parag.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.