Prizren, 29 mars - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale F.A. nga fshati Vlashnje, komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale kanosje, që do të zgjasë deri më 27 prill.
Më 26 mars, rreth orës 19:30 minuta në Prizren, ky i pandehur seriozisht e kanos të dëmtuarin G.T. derisa po punonte në picerinë “Fura”. I akuzuari në gjendje të dehur e ka kanosur të dëmtuarin me fjalë me të cilat tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, për çka e ka njoftuar Stacionin Policor në Prizren. Po atë ditë ai në veturën zyrtare dhe në lokalet te Stacioni Policor në Prizren me forcë dhe kanosje serioze ka penguar personin zyrtar me iniciale SH.N. në kryerjen e detyrave zyrtare gjatë ushtrimit të funksioneve zyrtare. Derisa zyrtari i policisë informohet nëpërmjet radios për një problem në picerinë “Fura”, ai ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty, në gjendje të dehur, e kanos punëtorin e picerisë. Kur zyrtari policor Sh. N. përpiqet ta largojë nga lokali, i pandehuri me forcë dhe kanosje serioze pengon personin zyrtar duke përdorur forcën, refuzon të hyjë në veturën zyrtare, më pas e ngre dorën në drejtim të zyrtarit policor me qëllim që ta sulmojë fizikisht.
-
Një muaj paraburgim personit që kanosi policët teksa e arrestonin
-
Një muaj paraburgim për burrin nga Prizreni që kanosi e dhunoi fizikisht bashkëshorten
-
Paraburgim për personin që kanosi dy zyrtarë komunalë të Prizrenit
-
Një muaj paraburgim ndaj prizrenasit i cili kanosi vëllain dhe bashkëshorten e tij
-
30 ditë paraburgim ndaj burrit që sulmoi dhe kanosi me armë një person në Prizren