Prizren, 28 maj - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurës me iniciale J.G. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.
Më 27 maj 2019, rreth orës 00:10 minuta, në shtëpinë e tyre të përbashkët, ako i shkakton lëndime të rënda të dëmtuarit – bashkëshortit të saj me iniciale M.B. Pas një mosmarrëveshje paraprake, fillimisht grindje verbale, më pastaj atë e ka goditur me thikë në qafë. I dëmtuari arrin ta nxjerr nga qafa thikën, deri sa e pandehura largohet nga shtëpia, dhe paraqitet në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
-
Një muaj paraburgim gruas e cila dyshohet se theri me thikë bashkëshortin
-
Një muaj paraburgim burrit që theri partneren dhe të bijën e saj
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasje në tentativë në Prizren
-
Një muaj paraburgim për burrin nga Prizreni që kanosi e dhunoi fizikisht bashkëshorten
-
Nga një muaj paraburgim dy të pandehurve që e rrahën një person në Prizren