Një person ka njoftuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e axhës së tij në Gjilan nga ku kanë vjedhur pajisje elektronike, stoli ari dhe veshmbathje.
Sipas Policisë, njësiti i hetuesisë, ka lokalizuar dhe identifikuar e më pas edhe ka arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur shtëpia e të dyshuarve me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar sendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen në Gjilan pesë të dyshuar për vjedhje të rëndë, rikthehen gjësendet e vjedhura
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohen se vodhën stoli ari e para nga një shtetas i huaj
-
Arrestohen tre persona për vjedhje në Prizren
-
Katër të arrestuar për vjedhje në Gjilan
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, vodhën mjete pune në shtëpinë e një personi e i shitën tek të tjerët