Kronikë

Një kosovar në Gjermani dyshohet për shitjen e rreth 350 kg drogë

Një kosovar në Gjermani dyshohet se së bashku me një irakien kanë sjellë e shitur mbi 350 kilogramë drogë në Leipzig nga prilli deri në tetor të vitit të kaluar, raporton gazeta gjermane “Bild”.

“Ata përmbytën qytetin e panaireve për vetëm pak muaj me shumë kilogramë drogë. Në Gjykatë u ankuan sepse i kapi Policia”, ka shkruar gazeta “Bild”.

Që nga dita e hënë Durim G. (28) nga Kosova dhe Aws S. (30) nga Iraku, duhet përgjigjur ndaj akuzave për trafikim të drogës.

Aktiviteti i tyre u ekspozua pasi policia franceze arriti të thyente aplikacionin e kriminelëve “EncroChat”.

Të akuzuarit reaguan ashpër në fillim të gjykimit përmes avokatëve të tyre.

“Përgjimi i bisedave nga Policia ishte i paligjshëm”, thanë ata.

Procesi ndaj tyre po vazhdon.