Forcat e sigurisë në Gjermani kanë njoftuar të martën për arrestimin e më shumë se 750 personave dhe ka konfiskuar sasi të mëdha të drogës, pasi ka siguruar të dhënat nëpërmjet bisedave telefonike.
Prokurorja e Frankfurtit, Julia Bussweiler, ka thënë për “Associated Press” se hetimi është larg fundit dhe se janë ende në kërkim pasi po i hetojnë të gjitha të dhënat e siguruara.
“Ka shumë njerëz që janë në paraburgim. Të dhënat po rishikohen për të parë nëse ka mjaftueshëm detaje për aktakuza”, ka thënë ajo.
Fokusi i hetimit, që nisi në prill të 2020-s, ishte në të dhënat nga përdoruesit e provajderit ‘EncroChat’, e të cilët ishin të përfshirë në tregti të drogës, kanë njoftuar prokuroria dhe zyra e policisë federale.
Hetuesit deri tani kanë konfiskuar 3.5 tonë kanabis, 320 kilogramë droga sintetike, mbi 125 mijë e 500 pilula ekstazi, gati 400 kilogramë kokainë dhe 10 kilogramë heroinë, kanë thënë autoritetet.
Edhe
Gjermania sekuestron mbi 8 tonë kokainë
Janë konfiskuar edhe 310 armë, më shumë se 12 mijë fishekë dhe asete në vlerë rreth 168 milionë euro.
Të dhënat nga ‘EncroChat’ fillimisht u siguruan nga hetuesit francezë, ka shpjeguar Bussweiler.