Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i zhdukur tek Ura e Fshejtë

Një person është zhdukur pasditen e të martës në ujërat e Drinit të Bardhë tek Ura e Fshejtë në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Koha.net duke thënë se të gjitha njësitet relevante janë në kërkim të të zhdukurit.

“Kemi marrë informatë se një person është hedhur nga brigjet e lumit, jo nga Ura e Fshejtë, dhe se ai nuk ka dalë më nga uji. Të gjitha njësitet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Lirie Podrimaj, zëdhënëse e PK-së për Gjakovë, për Koha.net.

Artikuj të ngjashëm