Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Hidhet nga Ura e Fshejtë, 79 vjeçari vdes në vend të ngjarjes

Një 79 vjeçar është hedhur sot nga Ura e Fshejtë, trupi i të cilit është gjetur pa jetë mbi sipërfaqen e ujit.

Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Me datë 30.11.2018 në ora 14:39 policia në Gjakovë ka marr informacion nga një qytetar se kishte vërejtur një person duke u hedhur nga Ura e Fshejtë. Patrullat policore me të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të pa jetë mbi sipërfaqen e ujit”, ka thënë ajo.

Ajo ka konfirmuar se viktima është H.A, shqiptar i lindur më 1939.

“Viktimë e rastit është H. A, kosovar/shqiptar i lindur në vitin 1939. Trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit të shtetit i kthehet familjarëve”, ka thënë Podrimaj.

Edhe Pezullohen kërkimet për 47-vjeçarin që u hodh nga Ura e Fshejtë Kronikë Pezullohen kërkimet për 47-vjeçarin që u hodh nga Ura e Fshejtë

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, kanë njoftuar se viktima para se të hidhej nga Ura, i ka dërguar një mesazh vajzës të tij.

“E njoftuar atë se do t’i jepte fund jetës dhe ka kërkuar nga ajo që të shkoj në të njëjtin vend për ta marrë automjetin e tij”, thuhet në komunikatë.