Një 52-vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin e Durrësit, pasi u godit me mjete të forta në kokë, pas një sherri që cilësohet për motive të dobëta.
Policia shqiptare njofton se rasti ka ndodhur sot në fshatin Jubë, Sukth, kur shtetasi A.M. 57-vjeç, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin L. L. 52-vjeç.
Shtetasi L.L. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, ndërsa autori është shoqëruar në polici.
Policia është duke punuar për zbulimin e plotë të ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Ia ofendoi vëllanë e sëmurë, i riu në Durrës grushton për vdekje 52-vjeçarin
-
Një 54-vjeçar i vdekur pas vërshimeve në Durrës
-
Arrestohet 76-vjeçari në Durrës, goditi me shkop druri bashkëshorten 70 vjeçe
-
Vdiq 15-vjeçari që u ther me thikë nga bashkëmoshatari në Durrës
-
Humb jetën një 52-vjeçar pas vetaksidentit në Suharekë