Një aksident i rëndë u shënua këtë të diele në afërsi të qytetit të Bulqizës.
Drejtuesi i mjetit, Jurgen Dani, 25 vjeç, u dërgua me urgjencë në spitalin e Bulqizës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra e për pasojë humbi jetën.
Ndërsa dy familjarët me të cilët po udhëtonte, kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë humbja e kontrollit nga lagështia si pasojë e të cilës, mjeti tip Golf doli nga rruga duke përfunduar në kanal, raporton Vizionplus.
Ky segment rrugor, pjesë e Rrugës së Arbrit shpesh është bërë shkak për aksidente për shkak të lëvizjes së tokës.
Artikuj të ngjashëm
-
Nuk u mbijeton plagëve shtetasi i Norvegjisë që u rrokullis te rrethi i Ferizajt
-
Shqipëri, duke luajtur fëmijët gjejnë gjallë të aksidentuarin prej tre ditësh
-
Tre të vdekur në një aksident në rrugën e Arbrit
-
Një i vdekur nga aksidenti në Rrogozhinë
-
Vdiq një 18-vjeçar në një aksident në magjistralen Ferizaj-Gjilan