Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur nga një aksident në Deçan

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një goditje e veturës.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Baballoq të Deçanit, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia e kishte goditë këmbësorin – viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë i cili kishte qenë duke kaluar rrugën. Si pasoj e goditjes viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar vendim mbi ndalim dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm