Një trup i pajetë i një mashkulli është gjetur sot në një pishinë në rrugën “Kukësi” në Prizren, ka njoftuar policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, trupi i pajetë është gjetur në mbrëmje, ndërsa sipas informatave të para bëhet fjalë për një person të lindur më 1992.
Policia ka thënë se sipas informatave të para, viktima është gjetur nga punëtorët kur kanë shkuar për ta pastruar pishinën.
Nuk dihen akoma koha e saktë se kur ka ndodhur rasti dhe as rrethanat tjera.
Policia ka deklaruar se po merret me rastin.