Një burrë është gjetur i vdekur në Prizren të hënën.
Siç ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh, të martën, viktima është gjetur në rrugë pa shenja jete.
Njoftohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.