Një 21-vjeçar është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se ka kryer 11 vepra penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje e rëndë në tentativë’.
M.D. raportohet se këto vepra i ka kryer në dymujorin e këtij viti në zonën e Vushtrrisë.
Sipas policisë, cak i këtyre vjedhjeve kryesisht ishin dyqane dhe vetëshërbime në qytetin e Vushtrrisë.
Në momentin e arrestimit i dyshuari në posedim kishte: një maskë, shufër metalike dhe dy kaçavida.
Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.