Sot në Vushtrri është arrestuar një dyshuar për vjedhje të rëndë në këtë qytet.
Para arrestimit të personit të dyshuar, ankuesi mashkull shqiptar në Polici raportuar për vjedhje të veglave të punës nga lokali i tij në rrugën “Faruk Beqiri”, në vlerë mbi 2500 euro, transmeton Koha.net.
Pas një kohe të shkurtër, në një distancë jo shumë larg vendit të ngjarjes Policia ka identifikuar personin e dyshuar R. H. 21 vjeçar, i cili më pas edhe është arrestuar.
Policia ka gjetur veglat e punës të cilat i dyshuari i kishte fshehur në një lokacion tjetër, dhe ato, pas kryerjes së procedurave verifikuese, janë kthyer pronarit.
Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.