Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i moshuar dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në Gjilan

Një person i moshës 67 vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë të zjarrit në shtëpinë e tij në lagjen “Dardania” në komunën e Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

“Një person i lindur në vitin 1951 është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në ora 10. Dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë të zjarrit mirëpo policia e trajton si vdekje të dyshimtë deri në zbardhjen e rastit”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit për Kohën Ditore.