Të mërkurën në mbrëmje, disa persona janë përleshur fizikisht në fshatin Hajvali të Prishtinës, me ç’rast një i mitur ka mbetur i lënduar pas therjes me thikë.
Policia thotë se rasti ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 19:00.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast lëndim trupor ku viktima: E.B., mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin në fjalë policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, tre prej të cilëve janë liruar pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit, ndërsa i dyshuari i katërt: A. Sh, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën lëndim i rëndë trupor (therje me thikë) është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.