Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret me thikë një person në Hajvali

Foto ilustrim

Ilustrim

Një person është therë me thikë në orët e mbrëmjes të së premtes në Hajvali.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.

“Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm