Një i mitur ka pësuar lëndime trupore të martën në Mitrovicë, pasi është goditur nga një makinë punuese (pirunar).
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se viktima në këtë rast ka qenë këmbësor.
Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicë.
“Aksident trafiku me lëndime Sot, rreth orës 11:00, në rrugën ‘Fadil Deliqi’ në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një makine punuese (Pirunar) dhe një këmbësori, Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori i moshës së mitur”, ka thënë ai.