Policia është vënë në kërkim të një 24-vjeçari i cili dyshohet për aksident trafiku me fatalitet.
Sipas njoftimit, i dyshuari është Aron (Halit) Rexhaj i lindur më 05.04.1999 në Paderborn të Gjermanisë, i cili tani është me vendbanim në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar për shkaktim të aksidentit me fatalitet në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.

-
Vetëdorëzohet i dyshuari për aksidentin e trafikut ku vdiq një këmbësor në Pejë
-
Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen në Pejë
-
Policia në kërkim të një 20-vjeçari për plagosjen në Pejë
-
Vdiq personi që u aksidentua më 16 korrik në Pejë
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vrasje në tentativë në Pejë