Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një autobusi dhe një multikultivatori, në fshatin Cërrcë të Istogut.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se i lënduar ka mbetur shoferi i multikultivatorit.
“Rreth orës 12:15, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Cërrcë të komunës së Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe multikultivatori. Lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Gashi.
Artikuj të ngjashëm