Në fshatin Komoran, Gllogoc, është raportuar për një sulm fizik, me ç’rast një person ka mbetur i lëduar.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për shkak se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. Incidenti ka ndodhur si pasojë e konkurrencës në tregti”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm