Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i huaj sulmon dy të tjerë brenda Qendrës së Azilit në Magurë

rrahje

Ilustrim

Dy shtetas të huaj kanë mbetur të lënduar të dielën në Qendër të Azilit në Magurë, pasi janë sulmuar nga një person, po ashtu i huaj, ka njoftuar Policia e Kosovës të hënën.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari i ka sulmuar viktimat me mjet të fortë, me ç’rast është arrestuar.

Për shkak të lëndimeve trupore, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.