Dje në Gjilan është dërguar në mbajtje nga Policia e Kosovës një person i cili dyshohet të jetë me çrregullime mendore. I njëjti, siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, ka sulmuar fizikisht babanë e vet dhe gruan.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan dhe të atin e tij. I dyshuari ishte agresiv dhe dyshohet me çrregullime mendore, i njëjti është dërguar në spitalin psikiatrik dhe është ndaluar për tretman”, njofton PK-ja.
Tutje theksohet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
I dyshuari për dhunë në familje në Gjilan tenton t’i sulmojë policët me mjet të mprehtë, arrestohet
-
Arrestohet i dyshuari për keqtrajtimin e një gruaje me probleme mendore në Gjilan
-
Rrahu nënen e motrën me probleme mendore, arrestohet burri nga Gjakova
-
Arrestohen babë e bir në Gjilan për dhunë në familje
-
Gjilanasi ushtron dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet