Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i arrestuar për therjen në sheshin “Zahir Pajaziti”, viktima jashtë rrezikut për jetë

Dje rreth orës 16:00 ka ndodhur një therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Një 17-vjeçar është therur me thikë, ndërsa ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka treguar se një person është arrestuar në lidhje me rastin dhe është dërguar në mbajtje. Ndërsa po ashtu ka bërë të ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. Bajram Jahiri, Prishtinë 29.12.2021 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.