Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i arrestuar për ryshfet në Vërmicë

Foto: MTI

Një person është arrestuar në Vërmicë pasi kishte tentuar të japë ryshfet për t’iu mundësuar kontrolli më i shpejtë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në vendkalimin kufitar në Vërmicë, ku i dyshuari, shtetas i Shqipërisë derisa ishte duke drejtuar autobusin, kishte vendosur pesë euro për ryshfet në mënyrë që të kalojë më shpejtë.

Pas procedurave policore me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm