Një pikëkalimin kufitar Bërnjak, dje është arrestuar një person për krime lufte që kishte kryer në Ferizaj, më gjegjësisht në vitin 1999.
Policia e Kosovës, përmes raportit policor, njofton vetëm se është arrestuar në Bërnjak, për “krime lufte kundër popullatës civile”.
“Në pikëkalimin kufitar Bërnjak është arrestuar i dyshuari nën dyshim për kryerjen e veprës së lartëcekur. Me vendim te prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.
Policia nuk jep më shumë detaje rreth këtij arrestimi e as nuk e ka bërë të ditur nacionalitetin e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren
-
Ndalohet një person për krime lufte në Kosovë
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Shtetasi i Serbisë arrestohet në Bërnjak për falsifikim parash
-
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut