Një person ka rënë në prangat e policisë së Vlorës lidhur me drogën e kapur ditën e djeshme në brigjet e Karaburunit.
Bëhet fjalë për Patriot Belulaj, 56-vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili ra në prangat e policisë, pas sekuestrimit nga këto të fundit të 1.7 ton cannabis sattiva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas burimeve të policisë së Vlorës arrestimi i tij u bë pasi është pronar i një stani në Gjirin e Bristanit, në afërsi të vendit ku u gjet sasia e mësipërme me lëndë narkotike.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se Belulaj është një nga autorët e përfshirë në kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë” dhe “Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu bëhet e ditur nga blutë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.