Policia në Vlorë ka finalizuar operacioni policor "Prita", ku ka goditur një tjetër tentativë në fushën e kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike, ku në një shtëpi kanë sekuestruar 48 kilogramë kanabis, si dhe 97 fidanë të mbjella në kubikë, ndërsa, janë arrestuar dy persona.
Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar në lagjen "24 Maji" Vlorë, ku u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera.
Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës në këtë banesë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim./ KsP
-
18 bimë kanabisi të mbjella në shtëpi, arrestohet i dyshuari
-
Sekuestrohen 37 mijë kubikë kanabisi në Shkodër
-
Arrestohen tetë shqiptarë në Spanjë, u sekuestrohen 480 kg drogë
-
Megaoperacioni në Shqipëri, droga erdhi nga Kanadaja e fshehur në konserva peshku
-
Dy kosovarë arrestohen në Vlorë për shitje të lëndëve narkotike