Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Vlorë gjenden 790 kg hashash, asnjë i arrestuar

Policia e Vlorës ka saktësuar peshën e hashashit të gjetur një ditë më parë në Gjirin e Bristanit, dhe bëhet fjalë për plot 790 kg e paketuar në rreth 50 pako.

Gjithashtu janë gjetur edhe disa bidonë me benzinë, ndërkohë që është bërë dhe krehja e zonës së gadishullit të Karaburunit. Sipas policisë poseduesit e hashashit, duke përfituar nga terreni i thyer dhe me shkurre kanë mundur të fshihen dhe të largohen. Nuk ka ndonjë të dyshuar apo të shoqëruar, por policia është mjaft hermetike në dhënien e informacioneve.