Rreth 20 parcela me hashash janë evidentuar nga policia e Vlorës në fshatrat e zonës së lumit të Vlorës.
Policia e qytetit bregdetar ka konstatuar parcelat pas patrullimit me helikopter në fshatrat e thellë të Lapardhasë, Kuçit, Gjormit dhe Treblovës. Aktualisht, sipas të dhënave të para, forcat policore janë duke punuar në terren për gjetjen e tyre dhe asgjësimin.
Hetimet po vazhdojnë për zbulimin edhe të personave përgjegjës, raporton tch.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Vlorë gjenden 790 kg hashash, asnjë i arrestuar
-
Gjenden tri plantacione të mbjella me kanabis në pyllin e një fshati në Podujevë
-
Veriu i Shqipërisë, zona me përhapjen më të madhe të kultivimit të bimëve narkotike
-
Asgjësohen afro 25 mijë bimë kanabisi në Velipojë
-
Policia e Kosovës shkatërron një plantacion me 20 mijë bimë narkotike