Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i arrestuar në Podujevë, pranon të ketë kryer vjedhje

Foto: Koha / ilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë të hënën nën dyshimin se në bashkëveprim me disa të dyshuar të tjerë kishte kryer vjedhje në dy lokacione të ndryshme.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari ka pranuar se ka kryer vjedhje edhe në disa lokacione të tjera.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.