Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i arrestuar në Gjakovë sepse bëri lajmërim të rremë

Policia e Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për shkak se kishte bërë “lajmërim të rremë”, më 31 korrik.

Policia njofton se personi kishte raportuar se përderisa ishte me automjetin e tij në lëvizje ishte ndaluar nga persona të maskuar të cilët nën kërcënim të armëve i kishin grabitur një shumë parash.

Më pas, Hetuesit Rajonal të Policisë së Gjakovës kanë gjetur se personi kishte kryer veprën penale të “Lajmërimit apo kallëzimit të rremë” dhe kjo është pohuar edhe nga vet i dyshuari.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është liruar dhe ndaj tij do të ushtrohet kallëzim penal.