Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua theret me thikë nga bashkëshorti i saj në Gjakovë

Shiriti i policise

Një grua është therur me thikë nga bashkëshorti i saj në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia në Gjakovë, e cila ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor, pas ka marr lëndime në qafë dhe dorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njësitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar.

“Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femërore është sulmuar nga një person në rr. UÇK në Gjakovë. Patrulla policore i është përgjigjur rastit, dhe me të dal në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga burri i saj. Viktima është dërguar me Autoambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonale ‘Isa Grzda’ në Gjakovë, pasi që ka pësuar disa lëndime në qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, njësitet policore janë duke e kërkuar te dyshuarin. Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njësitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar.