Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua në Prishtinë raporton se është ngacmuar seksualisht

Një grua në Prishtinë ka njoftuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të martën, derisa viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik, është ngacmuar seksualisht.

I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se është duke e hetuar rastin.