Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj gjatë së shtunës në Prishtinë, ndërsa një tjetër në Gjilan.
Në raportin 24-orësh të Policisë, njoftohet se viktima në Prishtinë është gjetur e vdekur rreth orëve të para të mëngjesit, kurse viktima tjetër në Gjilan është gjetur nga bashkëshorti i saj rreth orës 03:15.
Ekipet mjekësore që kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë, i kanë konstatuar vdekjet e të dyja viktimave.
Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa rastet janë në procedurë hetimore.
“Prishtinë, 29.01.2022 – 00:30-05:00. Është raportuar se trupi i viktimës femër kosovare është gjetur në banesën e saj. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë për rastin në Prishtinë. “Gjilan 29.01.2022 – 03:15. Është raportuar se viktima femër kosovare, nga bashkëshorti i saj është gjetur në shtëpinë e saj pa shenja jete. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia për vdekjen në Gjilan.