Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Gjilan

shiriti

Foto: Ilustrim

Një grua në Gjilan është gjetur e vdekur nga një dëshmitar rasti të hënën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës, derisa trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Nga një dëshmitar rasti është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.