Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një foshnje braktiset afër xhamisë në Vrellë

Një foshnje e braktisur është gjetur në një paketë afër xhamisë së Vrellës në Istog, në mëngjesin e së dielës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Koha.net duke treguar se gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë.

“Rreth orës 5:20 kemi marrë informatë se para derës së xhamisë është gjetur një foshnje e braktisur. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor. Është konfirmuar se gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë. Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa foshnja gjendet në qendrën e mjekësisë në Istog”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë.

Më herët, hoxha Arben Dreshaj kishte thënë se këtë foshnje e kishte gjetur të mbështjellë me batanije mbi veturën e tij.