Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një burrë sulmon tri vajza në Prishtinë, publikohen pamje

Një burrë ka sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Nga sulmi, një video është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook.

Nuk dihet shkaku që burri sulmoi tri vajzat me një mjet që i shihet në dorë teksa i godet ato, e as Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje për rastin. 

Nga PK-ja u tha se i dyshuari është në kërkim, raporton KOHA.

"Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën "Ahmet Krasniqi" në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë".

 

Rruga Ahmet Krasniqi, nje person sulmon tre vajza ne mes te dites ne Prishtine, rasti eshte njoftuar dhe ne Polici sipas vajzave! Thjesht Tmerr

Posted by Vrojtuesit e lagjes - Prishtinë on Thursday, September 2, 2021