Vlora tronditet sërish, teksa mesditën e kësaj të mërkure është shënuar një e vrarë dhe një i plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak pas mesdite, shumë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, raporton TCH.
Raportimet paraprake flasin për një krim në familje, me burrin që qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe tentoi edhe vetëvrasjen, por mbeti i plagosur dhe është transportuar për në spital.
Në vendngjarje, një dyqan, ka një prani të shtuar të forcave të rendit. Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë okularë, ndërsa raportohet se të pranishëm kanë qenë edhe familjarë të çiftit.
Trupi i viktimës është transportuar për në morgun e qytetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë
-
Tronditet Vlora, burri vret me sëpatë gruan
-
Vritet 58-vjeçari në Vlorë, policia: U qëllua me dy plumba në kokë
-
34-vjeçari në Shkodër dyshohet se qëlloi me armë partneren e tij dhe më pas veten
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj bashkëshortes, nga shqetësimi ajo tentoi vetëvrasjen