Kronikë

Një burrë në Viti shtien me armë ndaj dy personave, Policia e cilëson rastin si “armëmbajtje pa leje”

Një person është arrestuar në Viti të shtunën për armëmbajtje pa leje dhe është zënë pasi ka shtënë me armë zjarri drejt dy të tjerëve.

Policia e Kosovës njofton se “pas një mosmarrëveshje mes dy viktimat meshkuj kosovarë, ka ardhur deri te kacafytja mes tyre, ku më pas i dyshuari ka shtënë me armë zjarri”.

Më pas, viktimat kanë arritur t’ia largojnë armën duke e hedhur në tokë.

Policia ka konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, ndërsa armën nuk e kanë gjetur.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa Policia rastin e ka cilësuar si “armëmbajtje pa leje”.