Kronikë

Një 77-vjeçar gjendet pa shenja jete në Zveçan

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e të hënës në rrugën “Mbreti Petar” në Zveçan. 

D.F. (77) është gjetur i varur në disa rrethoja metali që shërbenin si rrethojë e një shtëpie. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “vdekje e dyshimtë”. 

“Më datën 18.08.2025, rreth orës 06:30, policia në Zveçan ka pranuar një informacion për një person që dyshohej se ishte pa shenja jete në rrugën 'Mbreti Petar', në Zveçan. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se personi me inicialet D.F., 77 vjeç, ishte gjetur i varur në disa rrethoja metali (grila) të cilat shërbenin si rrethojë e një shtëpie. Në lidhje me rastin, stafi mjekësor emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet përkatës policore janë duke hetuar rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.