Një 28-vjeçar është gjetur i vdekur të enjten mbrëma në “Mati 1” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një veturë në rrugën "Sokol Sopi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç”, ka thënë ai.
Borovci më tej ka bërë të ditur se dyshimet e para thonë se bëhet fjalë për vetëvrasje.
“Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, ka theksuar ai.