Një 17-vjeçare është dhunuar seksualisht brenda shtëpisë së saj derisa ishte e vetme, në fshatin Budakovë të Suharekës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai tha se ka qenë viktima ajo që ka raportuar rastin në stacionin policor në Suharekë.
“Më datë 02.02.2021 rreth orës 06:00 në Stacionin Policor Suharekë është paraqitur viktima me prindin e saj dhe deklarojnë se përderisa e mitura ishte e vetme në shtëpi, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar. Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda si dhe është njoftuar njësia e hetime e rajonale dhe janë duke proceduar me rastin”, ka thënë Osmanollaj për KOHËN.
Sipas tij me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.