Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë, me dyshimin se ka keqtrajtuar seksualisht një të mitur (mashkull).
Siç njoftoi Policia të martën, rasti ndodhi të hënën rreth orës 03:00, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Rasti u iniciua si dhunim i mbetur në tentativë, derisa po hetohet.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili dyshohet që e ka keqtrajtuar seksualisht viktimën e mitur mashkull. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e plotë.