Një 15-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë në Bërnicë të Prishtinës të enjten.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për KOHËN se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Rasti është raportuar në polici rreth orës 19:45.
“Rreth orës 19:45, është pranuar informata se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë ai.
Borovci ka shtuar se aktualisht policia po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
-
Vdiq një 19-vjeçar në vetaksident me motoçikletë në magjistralen Prishtinë-Pejë
-
Aksident trafiku në Prizren, humb jetën çiklisti që u godit nga vetura
-
Vdiq një person në Prizren, u vetaksidentua me biçikletë elektrike
-
17-vjeçari gjendet i vdekur pasi u raportua i zhdukur - ishte vetaksidentuar
-
Vetksident me fatalitet në Kamenicë, vdiq një fëmijë 10-vjeçar