Ka nisur shqyrtimi fillestar kundër të akuzuarave Albulena Haxhiut, Pal Lekajt, Besa Baftiut e Donika Kadaj-Bujupit të akuzuar për futjen e bombolave të gazit në Kuvendin e Kosovës.
Për shkak të vonesës së të akuzuarës, Donika Kadaj-Bujupi seanca ka nisur me 10 minuta vonesa.
Avokati Arianit Koci ka thënë se nuk ështe i kompletuar me prova pasi prokuroria nuk ia ka dorëzuar të gjitha provat.
"Mungon vërtetimi mbi marrjen e përkohshme të sendeve 19 shkurt 2016 si dhe fotodokumentacioni i dorëzuar nga prokuroria" ka thënë Koci.
Prokuroria në shkurt të vitit 2016 kishte ngritur aktakuzë ndaj Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj Bujup e Pal Lekaj, me akuzat se kishin futur bombola të gazit në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.
Aktakuza ka të bëjë me kohën kur partitë atëherë në opozitë, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kundërshtonin marrëveshjen Kosovë-Mali i Zi për demarkacionin e kufirit dhe marrëveshjen Kosovë -Serbi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
-
Fillon seanca ndaj Haxhiut, Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiut
-
Avokatët thonë se Haxhiu, Lekaj, Kadaj e Baftiu janë shpallur të pafajshëm për gazin lotsjellës në Kuvend
-
Anulohet seanca ndaj Haxhiut, Lekajt, Kadajt e Baftiut për gazin lotsjellës
-
Mungojnë Lekaj, Kadaj-Bujupi e Baftiu, dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend
-
Mungon ministrja Haxhiu, shtyhet seanca për gazin lotsjellës